TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 08:44

Megaoperacioni antidrogë në Elbasan, zbardhen detajet e aksionit; si u futën në kurth nga policë të infiltruar

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni antidrogë në Elbasan, zbardhen detajet e aksionit; si u
Megaoperacioni antidrogë në Elbasan

Një megaoperacion antidrogë ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Qarkun e Elbasanit.

Mësohet se bëhet fjalë për 30 masa sigurie të ekzekutuara nga 39 në total të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. 

 Të akuzuarit vepronin edhe në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë.

Megaoperacioni erdhi pas një viti hetime dhe përgjime nga policia dhe prokuroria e Elbasanit. Po ashtu, policë të infiltruar kanë blerë drogë te disa prej të akuzuarve, gjatë periudhës së hetimeve.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga policia të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme. 

Aksioni i befasishëm për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.

megaoperacioni antidrogë në elbasan

Lini një Përgjigje