TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 21:45

Megaoperacioni 'Tempulli'/ RENEA kontroll ‘blic’ në Vlorë, arrestohen 5 persona të armatosur; sekuestrohen 2 pistoleta

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni 'Tempulli'/ RENEA kontroll ‘blic’ në

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mbrëmjen e sotme kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës për të kryer kontrolle në lidhje me kapje e personave të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”. 

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët e RENEA-s kanë arrestuar 5 persona të armatosur në bulevardin Vlorë-Skelë dhe janë sekuestruar 2 pistoleta.

Arrestimet u kryen në sajë të një aksioni të forcave RENEA në një lokal përgjatë bulevardit, ndërkohë që efektivët kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kërkimet.

5 të arrestuarit ishin nën survejim nga agjentët civilë të policisë dhe dyshohet se janë përplasur fizikisht me ta.

Forcat RENEA kanë vendosur shirita në lokalin në bulevard ku u kryen edhe arrestimet.

Kujtojmë se si rezultat i megaoperacionit Tempulli mbi 230 persona ranë në prangat e policisë. Të arrestuarit ishin të lidhur me grupet që shpërndanin drogë dhe lëndë narkotike nëpër qytet të ndryshme të vendit.

Nga operacioni gjithashtu mbi 80 persona u shpallën në kërkim.

megaoperacioni \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'tempulli\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'/ renea vlore 3 persona

Lini një Përgjigje