Kronike10 Qershor 2023, 07:25

Merr flakë "Benzi" në ecje, shpëtojnë 4 persona në Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Merr flakë "Benzi" në ecje, shpëtojnë 4 persona

Një makinë tip “Benz” është djegur në afërsi të fshatit Brret në Krujë mbrëmjen e djeshme.

Makina me të cilën udhëtonin 4 persona ka marrë flakë ne ecje dhe si pasojë e flakëve është djegur totalisht dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme. 

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi personat që udhëtonin në të kanë konstatuar flakët dhe me pas braktisin mjetin. Makina me targa AB 938 CI rezulton në pronësi të shtetasit F.Rama.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet për të caktuar shkaqet e këtij incidenti, që fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz.

kruje benzi flake