
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar Alfons Kola nga 52-vjeçari Petrit Gega.
Mediat italiane kanë bërë publike deklaratën e autorit të ngjarjes Petrit Gega. Ai ka thënë se: “Dëgjoj zëra, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”.
Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s, ndërsa autori u arrestua 1 orë pas ngjarjes.
Kamerat filmuan momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine. Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës.
Kola u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë.
Lini një Përgjigje