Kronike 9 Qershor 2023, 22:06

Publikohet fotoja, ky është i riu që u arrestua për blerje votash në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet fotoja, ky është i riu që u arrestua për blerje

Ky që shihni në foto është Klodian Kapidani, i arrestuar me urdhër të SPAK për blerje votash. Ai është parë ditën e zgjedhjeve duke shpërndarë para dhe sot u arrestua. Sipas informacioneve ai njihet si mbështetës i PD dhe dyshimet janë se votat bliheshin për koalicionin Bashkë Fitojmë.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, janë krijuar dyshime se shtetasi K.K, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit”, shprehet prokuroria.

 

arrestime spak zgjedhje