TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 07:57

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, viktima u qëllua nga një makinë në lëvizje (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, viktima u qëllua nga një

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tepelenë, në orët e para të së shtunës, ku një biznesmen Italian mbeti viktimë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima e identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, është pronari i një fabrike tullash me aktivitet në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Mësohet se një person ka qëlluar me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se atentatori ka qëlluar fillimisht në drejtim të gomave dhe më pas në pjesën e sipërme të automjetit, që po lëvizte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari. Si pasojë e breshërisë së plumbave ka humbur jetën 44-vjeçari italian. 

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.

Nga raportimet mësohet se policia ka shoqëruar disa persona, që po merren në pyetje.

Policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme.

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.", njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje