
Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masat e arrestit të shtëpisë për mjekun anestezist Roland Xhaxho, vajzën e tij mjeke Ina Xhaxho e cila ka klinikën, si dhe Marta Gina. Ata akuzohen për neglizhencë mjekësore dhe vrasje nga pakujdesia pas humbjes së jetës së të miturit Brian Spahia.
Me përgjegjësi penale Prokuroria ka bërë edhe dy mjekët Elton Serani dhe Erindo Allo, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria Alma Felaj u bind se personat nën hetim kishin kryer veprën penale pasi nga Italia erdhi aktekspertiza që provonte se humbja e jetës së Brian Spahisë erdhi si pasojë e anestezisë së lartë të dhënë në klinikën dentare.
Nga verifikimi u zbulua se nuk janë kryer kontrollet e nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit.
Një tjetër shkelje e rëndë ka të bëjë me nxjerrjen nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.
Brian Spahia së bashku me prindërit kishte shkuar në klinikë për rregullimin e dhëmbëve por që me vendim të anestezistit Roland Xhaxho u vendos që të ndërhyhej në 14 dhëmbë duke i bërë anestezi të plotë. Si pasojë e anestezisë së lartë, të miturit iu dëmtua mëlçia. Roland Xhaxho u justifikua me faktin se ai nuk ishte vënë në dijeni për sëmundjet e fëmijës por ky argument nuk e ka bindur prokurorinë për t’i lënë me masa lehtësuese.
Mjekësia jonë ligjore e paaftë,kriminale dhe e korruptuar ! Sistem shëndetësor i kalbur dhe vrasës.. Cili njeri me ideale për profesionin fisnik të mjekut do të punonte në këtë klimë të ndyrë? Kryemaskarai Sali Berisha,për turpin e asaj bluze që i dha bukë dhe prestigj,quante mjekët "bluza të zeza" teksa shëndetësinë e kishte hale', kurse i sëmuri psiqik Rama e vodhi dhe e shkatërroi përfundimisht atë. E lanë shërbimin shëndetësor në dorë të çakenjve si ky Xhaxho,që për para i mori jetën një foshnjeje... Si e zë gjumi natën atë ndyrësirë mjek?