
Policia greke ka arrestuan në Selanik një 36-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi droge, armë dhe fishekë.
Të riut iu gjet në posedim një pistoletë me ajër, 103 fishekë metalikë dhe një pako najloni të improvizuar që përmbante kokainë me një peshë bruto prej 2.9 gramësh.
Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Sendet e paligjshme u gjetën të fshehura me kujdes në një makinë tip “Smart” në pronësi të shqiptarit. Ai i kishte fshehur nën sediljen e shoferit, në një kuti pranë timonit dhe në vrimën e ajrit të kondicionuar.
I arrestuari është shoqëruar në organin kompetent të prokurorisë.

Lini një Përgjigje