
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Reutlingen të Gjermanisë, ku një 21-vjeçare shqiptare nga Kosova, ka humbur jetën.
Autoritetet gjermane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Yllka Hoti, 21 vjeçe.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e enjte të javës së kaluar në autostradën B28, kur e reja nga Kosova, teksa udhëtonte me makinë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Automjeti u përmbys, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup 21-vjeçares, e cila u shtrua në spital, por ndërroi jetë ditën e shtunë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Lini një Përgjigje