TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2026, 13:33

Çmontohet rrjeti që furnizonte Mykonosin me drogë, 'koka' një 37-vjeçar shqiptar; mesazhet që fundosën grupin

Shkruar nga Pamfleti
Çmontohet rrjeti që furnizonte Mykonosin me drogë,
Droga e sekuestruar

Një organizatë kriminale e përfshirë në trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike, e drejtuar nga një shtetas shqiptar, është çmontuar nga Policia greke pas një operacioni në Mykonos, Pire dhe Perama.

Sipas autoriteteve, grupi përdorte si mekanizëm për tu'u fshehur nga autoritetet, një kompani transporti turistësh  ndërsa në vend të pasagjerëve transportonte drogë, kryesisht kokainë.

Mediat greke informojnë se policia arrestoi pesë persona, ndërsa hetimet tregojnë se organizata kishte nisur aktivitetin e saj në mesin e muajit prill. Fitimet nga trafiku i drogës llogariten në rreth 700 mijë euro.

Koka e grupit është 37-vjeçari shqiptar Euglent Alimani.

Nga përgjimet telefonike të publikuara nga Policia greke dalin në pah mënyra e funksionimit të rrjetit dhe masat që anëtarët merrnin për t'iu shmangur kontrolleve.

Çmontohet rrjeti që furnizonte Mykonosin me drogë,

Në një nga bisedat, një prej korrierëve njofton zëvendësdrejtuesin e grupit për praninë e policisë në zonë.

Korrieri: "Ka policë këtu."

Zëvendësi: "Po bëjnë kontroll?"

Korrieri: "Po."

Në një tjetër bisedë, një klient kërkon drogën sintetike ekstazi, ndërsa trafikanti e siguron se grupi e kishte në dispozicion.

Klienti: "Nuk dua 'rock'. Ai do ekstazi."

Trafikanti: "Kemi."

Një tjetër përgjim lidhet me dorëzimin e drogës, ku zëvendësdrejtuesi udhëzon korrierin të mos dorëzojë lëndën narkotike pa marrë më parë pagesën.

Zëvendësi: "Mos i jep asgjë nëse nuk të jep paratë. Nëse të thotë ta çosh dhe do paguajë më vonë, mos e beso."
Në një komunikim tjetër, anëtarët e grupit diskutojnë kërkesat e disa klientëve.

Zëvendësi: "Këta do të kërkojnë drogë dhe gra."

Korrieri: "Për gratë nuk më thanë gjë, por për pjesën tjetër po."

Çmontohet rrjeti që furnizonte Mykonosin me drogë,

Roli i të arrestuarve

Sipas Policisë greke, organizata drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar, i cili koordinonte të gjithë aktivitetin kriminal. Ai siguronte furnizuesit, organizonte transportin dhe magazinimin e drogës, menaxhonte vendet ku fshihej lënda narkotike, si dhe administronte një pjesë të të ardhurave të paligjshme.

Zëvendësi i tij, 38 vjeç, merrej me ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, sigurimin e klientëve dhe administrimin e fitimeve.

Një 39-vjeçar ishte përgjegjës për magazinimin e drogës, gjetjen e blerësve dhe ruajtjen e parave nga shitjet.

Një 25-vjeçar merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kontaktet me klientët, ndërsa një grua 38-vjeçare ndihmonte në ruajtjen, fshehjen dhe shpërndarjen e drogës.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të përdorura si depo në Mykonos, Pire dhe Perama, policia sekuestroi:

4.5 kilogramë kokainë;
kokainë rozë (TUCI);
kanabis;
MDMA dhe tableta ecstasy;
ketaminë;
kërpudha halucinogjene;
medikamente qetësuese dhe substanca të tjera narkotike.

Sipas Policisë greke, organizata shiste kokainën me çmime nga 120 deri në 200 euro për gram, ndërsa kokaina rozë (TUCI) kushtonte 170-200 euro për gram. Eksatazia shitej për 20 euro tableta, MDMA për 60-80 euro për gram, ndërsa çmimet ndryshonin edhe për kanabisin, ketaminën, kërpudhat halucinogjene dhe substanca të tjera.

Çmontohet rrjeti që furnizonte Mykonosin me drogë,

 

cmontohet rrjeti shqiptar i droges ne mykonos

Lini një Përgjigje