Kronike 5 Maj 2023, 14:25

Mori peng dhe dhunoi ish të dashurën, arrestohet i riu shqiptar në Itali; në pranga edhe vëllai i tij

Shkruar nga Pamfleti

Mori peng dhe dhunoi ish të dashurën, arrestohet i riu shqiptar

Policia e Forlit në Itali ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, një 25-vjeçar me akuzën e rrëmbimit, përndjekjes dhe lëndimeve të rënda personale në dëm të ish-të dashurës së tij dhe vëllain e tij 22-vjeçar.

Ky i fundit akuzohet për shkelje të legjislacionit të emigracionit, teksa u kthye në Itali pa autorizim edhe pse u dëbua në vitin 2021 për arsye rreziku social.

Gjithçka nisi me një denoncim të nënës së 17-vjeçares që kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga vajza, e cila mbahej pa dëshirën e saj prej disa ditësh në shtëpinë e ish-të dashurit shqiptar.

Me të mbërritur në vend policët kanë hyrë në banesë dhe kanë parë vajzën duke vrapuar drejt tyre në gjendje konfuze me shenja të dukshme rrahjeje.

Dy të rinjtë që ishin me të janë arrestuar menjëherë. Sipas autoriteteve, vajza ishte takuar me ish-in e saj në një lokal pas një kërkese këmbëngulëse për të sqaruar fundin e lidhjes.

Ajo më pas ishte detyruar ta ndiqte nën kërcënimin e armës në shtëpinë e tij ku ishte rrahur dhe mbajtur deri kur ajo arriti të kërkojë ndihmë.

Vajza është shtruar në spital për 10 ditë. Nga sa ka rezultuar dhe deklaruar viktima, nuk ka pasur abuzim të natyrës seksuale. Gjatë kontrollit, agjentët sekuestruan një pistoletë bosh. Gjyqtari ka vërtetuar arrestimin duke vendosur masa sigurie për të dy, në pritje të gjykimit.

itali arrestohet i riu shqiptar mori peng dhe dhunoi ish të dashurën