Policia e Fierit ka arritur në përfundimin se vajza viktimës, 26-vjeçarja Emanilda Rama ka patur një bashkëpunëtor. Bëhet fjalë për Çlirim Doganin, një 55-vjeçar nga fshati Arapaj i Roskovecit, i cili është vënë në pranga nga policia.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj.
Në krim sipas policisë është i përfshirë edhe shtetasi Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec që është vënë në pranga.
55-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, sipas hetuesve ishte në një lidhje intime me 26-vjeçare e fejuar tre herë.
Policia e Fierit ka arritur në përfundimin se 26-vjeçarja Emanilda Rama ka patur një bashkëpunëtor Çlirim Doganin për vrasjen e të atit.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me Emanilda Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet mbytjes me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Sipas informacioneve Çlirim Dogani është njohur me Emalinda Ramën 26 vjeçe në zonën e Roskovecit. Sipas të njëjtave informacione, motra e Emalindës është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit dhe herë pas here 26-vjeçarja shkonte në shtëpinë e saj. Çlirim Dogani punonte si shofer i linjës urbane të zonës, e pikërisht aty dyshohet se janë njohur të dy. Ata mendohet se mund të kenë krijuar lidhje dashurie mes tyre.
Pas krimit, policia arrestoi menjëherë vajzën vrasëse Emalinda Rama si autore, dhe nënën e saj Valbona Rama, si bashkëpunëtore në krim që ndihmoi për të inskenuar ngjarjen si aksidentale.
Nga dëshmitë e të afërme dhe banorëve të zonës, dhe vetë nipi ka thënë se në trupin e kufomës kishte vënë re dy prerje në zonën pranë organeve gjenitale.
Edhe nga informacionet e siguruara nga policia, viktima ishte goditur me sende të forta në organet gjenitale pas vdekjes.
Lini një Përgjigje