TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2025, 18:52

Aksident i rëndë në Sarandë/ “Citroeni” i pret rrugën motorit, plagoset rëndë 27-vjeçari; dërgohet me helikopter te Trauma!  

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Sarandë/ “Citroeni” i pret
Foto ilustrim


Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës pasditen e sotme ku një 27-vjeçar i cili po udhëtonte me motor është plagosur rëndë.  

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjet “Citroen”  i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorrit “Yamaha” TMax që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjec. 

Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, për shkak të politraumave, është nisur me helikopter drejt Tiranës. 

Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.  

Lini një Përgjigje