TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Korrik 2025, 10:27

Krimi në Fier, Çlirim Dogani në lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës, hetuesit: 55-vjeçari i martuar, ndërsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në Fier, Çlirim Dogani në lidhje intime me vajzën e
Ermalinda Rama

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Fier ku vajza 26-vjeçare mbyti me tel babanë e saj në Frashër.

Sipas gazetares Klodiana Lala, grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët Emanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë, pasi babai I saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg bendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.

Ermalinda Rama mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

 

ermalinda rama krimi në fier

Lini një Përgjigje