Kronike 5 Maj 2023, 15:37

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe plagosje, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe plagosje,
Alban Haxhi alias Alban Hoxha

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alban Haxhi alias Alban Hoxha, i cili rezulton të jetë dënuaur në Gjermani për trafik droge dhe plagosje të rëndë.

50-vjeçari është dënuar në mars të këtij viti, ndërsa pritet që të zbatohen procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

kerkim ndekombetar trafik droge plagosje arrestim