TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2023, 15:26

Ngec ekstradimi i britanikëve që vranë Nikulajn? Del nga qelia Harriet Bridgeman, më 2 qershor vendoset për Edmond Haxhinë

Shkruar nga Pamfleti
Ngec ekstradimi i britanikëve që vranë Nikulajn? Del nga qelia
Harriet Bridgeman.

Ekstradimi i britanikëve që u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt duket se do të jetë një proces aspak i lehtë. Sot u mbajt seanca gjyqësore për emrat e arrestuar dhe jo vetëm që nuk u vendos për ekstradimin, por vajza që ishte pjesë e grupit u lirua.

Michael Snow, gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në një gjykatë të Londrës pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman. Avokatja e saj kërkoi lirim me kusht me argumentin se vajza ka një fëmijë të vogël dhe është e divorcuar nga burri. Gjykatësi e pranoi kërkesën.

Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është e divorcuar nga burri. Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha avokatja.

Avokatja që përfaqëson shtetin shqiptar e kundërshtoi një gjë të tillë, pro gjykatësi nuk i ka pranuar argumentet e saj.

Rëndesa e ngjarjes nuk mund të justifikoj lirinë me kusht. Ka arsye shqetësuese sigurie për këta persona tashmë të ndaluar. Harriet Bridgman, nuk u arrestua tek shtëpia e saj, nuk u gjet atje por tek ajo e prindërve. Ka deklaruar kur u arrestua se ka parë informacione në Facebook, për këtë vrasje. Është e pa punë. Mbahet nga shteti përmes ndihmës sociale. Kemi të bëjmë me një vrasje e mirë menduar nga disa persona për arsye hakmarrje”, tha ajo.

Ndërkohë i arrestuari tjetër Thomas Mithan u la në burg. Pavarësisht se avokati i tij kërkoi lirim me kusht me argumentin se ai nuk ka pasur lidhje me ngjarjen. Por gjykatësi vendoi ta lërë atë në qeli.

Sot u vendos që seanca për porositësin e vrasjeve Edmond Haxhia dhe emrin tjetër të përfshirë Steven Hunt do të mbahet më 2 qershor. Edhe ata kanë kërkuar lirim me kusht. Zhvillimet sot vijnë pas njoftimit se autoritet britanike kanë refuzuar të arrestojnë britanikun tjetër të përfshirë në ngjarje, Harry Simpson.

britnaiket nikulaj vrasje

Lini një Përgjigje