TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2025, 10:35

Në kërkim nga autoritetet belge për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga autoritetet belge për trafik droge, arrestohet

Policia greke ka vënë në pranga Osmen Hoxhën, 39 vjeç nga Fieri, i cili ishte i shpallur në kërkim me një urdhër-arrest europian nga autoritetet belge.

Arrestimi u krye nga oficerët e Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Greqi.

Hoxha dyshohet të jetë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Belgjikë, aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Urdhër-arresti lidhet konkretisht me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antwerp në shtator 2024, që përmbante 500 kilogramë kokainë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.

1 Komente

  1. T
    Tony Sykalteri

    Ne Britani ku jetoj e ne tere Europen e Ameriken ndodhin shume ngjarje te ngjeshura me krime e veprime te poshtra, por nuk permenden me dite, muaj e vite. Pse kurva e kurvave media jone e shitur te dreqi e i biri propagandon si "trimeri" veprat e gangusheve Shqiptare? Per nam e emer? Nuk e bejme emrin e famen qe arriti Legjenda Gjergj Kastrioni me minj kanalesh. Nje shoku jone djale trim, inteligjent simpatik kishte nje te dashur ose me mire te themi e pallonte ate femer. Nje dite vellai i saj nje spurdhjak i mbaruar, se nga e kishte marre vesh, vjen e i gafurret si gangster trim e i thote, na more gangus, te pashe me ta ngacmosh motren time do te te bej kete e ate ne mes te Tiranes. "Kollovari" e respektoi, i kerkoi ndjese e i tha qe ai nuk ka te beje fare me motren e trapit. Kjo fjala gangush na ka mbetur ne mendje ne shoqnise e nuk e harrojme. U qelb Shqiperia me gangushe spurdhjake.

    Lini një Përgjigje