TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2025, 10:02

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bilbilit dhe Kaloshi; lë në fuqi dënimin e përjetshëm

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bilbilit
Orges Bilbili, Anterio Kaloshi dhe Laert Haxhiu

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshi duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm të dy prej autorëve të “Masakrës së Lushnjes”, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Apeli shpalli fajtor Bilbin dhe Kaloshin për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, ngjarje e ndodhurr në Lushnjë në vitin 2017.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i të dënuarve Detar Hysi.

“Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin shkaqet e rekursit të parashtruara nga ana jonë duke i dhënë këtij procesi nuanca privatizimi. Gjykata e Lartë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës”, tha avokati.

Bilbili, Kaloshi dhe Laert Haxhiu që njihet si kreu i grupit akuzohen si autor të masakrës së 2017 në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Ndërkohë për këtë ngjarje është dënuar përjetë edhe Laert Haxhiu në dy shkallë të gjyqësorit, ndërsa rekursi i mbrojtjes së tij në Gjykatën e Lartë është në pritje për tu shqyrtuar.

Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xhulio Shkurtin nipin e Aldo Bares dhe Saimo Xheliu. Lidhur me aktivitetin e këtij grupi kriminal, Artan Tafani një grabitës pike financiare në Astir, pas arrestimit të tij, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur të paktën 6 ngjarje kriminale, ku Laert Haxhiu sipas tij ishte organizator, pjesëmarrës ose porositës deklarime që çuan në goditjen e grupit të Haxhiut.

Lini një Përgjigje