
Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge është arrestuar sot në Kakavijë. I riu u kap teksa po hynte në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas policisë, 34-vjeçari Xhezmi Zykaj banues në Fier, ishte dënuar nga gjykata e Apelit Vlorë me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
“Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar shtetasin me iniciale Xh.Z., me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori”, njofoi policia.
Lini një Përgjigje