TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2025, 16:22

Nga lidhja e fshehtë te pengmarrja, ish e dashura organizoi skenarin e dhunshëm ndaj 27-vjeçarit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Nga lidhja e fshehtë te pengmarrja, ish e dashura organizoi skenarin e

Të arrestuarit janë shtetasit Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj.

Zbardhen detaje të reja lidhur me pengmarrjen dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë ku 2 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza.

Në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimza. Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së 27-vjeçarit.

Pasi ka parë se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakord që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para. Pikërisht në këtë moment hyn në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku. Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjçarin dha kanë lënë vendtakimin për të pirë kafe.

Të rinjtë e kishin menduar planin më së miri, pasi kishin marrë një apartament në airBNB ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin. Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit dalin djemtë e tjerë dhe pasi dhunojnë të riun i kërkojnë atij shumën prej 5 mijë eurosh. 27-vjeçari mbahet aty për disa orë dhe më pas largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep keqbërësve.

Po ashtu, ata i kërkojnë sërish shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar. I riu për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për tu mjekuar, ku mjekët njoftuan më pas policinë. Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

Lini një Përgjigje