TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2025, 15:38

Rrëmbyen dhe dhunuan 27-vjeçarin për 5 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë; në kërkim edhe dy vajza

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbyen dhe dhunuan 27-vjeçarin për 5 mijë euro,

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar për 5 mijë euro.

Në kërkimi janë shpallur 3 persona, mes tyre dy vajza të moshës 21 dhe 25 vjeçe.

Autorët janë identifikuar si: Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar operacionin e koduar “Kufizimi”, pas një rasti rrëmbimi dhe dhune ndaj një 27-vjeçari.

Sipas policisë, viktima u mbajt e dhunuar për disa orë në një apartament, me qëllim që të jepte 5,000 euro. Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar pesë persona të dyshuar. Dy prej tyre, L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, janë arrestuar, ndërsa tre të tjerët, K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe, janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, u arrestua edhe babai i njërit prej të arrestuarve, shtetasi A. K., 60 vjeç, në banesën e të cilit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Përveç armës, u sekuestruan 5,000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.

Policia njofton se hetimet e kryera me metoda proaktive tregojnë se të pesë personat kanë bashkëpunuar për t’i marrë paratë viktimës, duke e kanosur dhe dhunuar fizikisht atë.

“Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme,”-njofton policia.

Lini një Përgjigje