TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2025, 21:01

Pjesë priftërinj, këngëtarë dhe modelë, goditet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi; çifti shqiptar 'koka' e grupit

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë priftërinj, këngëtarë dhe modelë, goditet

Policia greke ka shkatërruar një rrjet kriminal që merrej me trafik droge dhe emigrantësh të paligjshëm, ku mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë.

Tre nga të arrestuarit janë priftërinj, një 46-vjeçar i cili dikur ka qenë prift, model, këngëtar dhe kuzhinier, akuzohet se ruante dhe shpërndante drogë brenda një kishe në Rrugën Liosion në Athinë. Sipas hetimeve të Agjencisë Kundër Drogës, ai dilte shpesh nga kisha i veshur me rrobat e priftit për t’u shitur klientëve kokainë dhe marijuanë.

Pjesë priftërinj, këngëtarë dhe modelë, goditet

Pjesë e organizatës kriminale është edhe një grua 52-vjeçare e cila sipas policisë ishte koka e bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Priftërinjtë kishin rolin e “transportuesve”, por gjithashtu merreshin me ruajtjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Një tjetër prift rreth 40-vjeç u arrestua në Rodos, pasi mori një valixhe që përmbante 2 kilogramë e 188 gramë kokainë dhe ia dorëzoi një 38-vjeçari shqiptar.

Pjesë priftërinj, këngëtarë dhe modelë, goditet

Ndërkohë, prifti i tretë, 52 vjeç, ndodhet aktualisht në burgun e Komotinit, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai u kap në kilometrin e parë të rrugës kombëtare Kalcha–Siderades në Rodope, duke transportuar gjashtë emigrantë që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk.

Mediat greke raportojnë se jashtë aktivitetit të tij fetar, 52-vjeçari merrej edhe me YouTube, ishte model në pasarela, merrte pjesë në emisione televizive dhe përfundoi në shitës droge dhe i arrestuar.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 2.2 kilogramë kokainë, 9 kilogramë marijuanë, 4 automjete, si dhe 4,380 euro dhe 24,500 lekë shqiptare.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të mundshme të bandës me grupe të tjera kriminale që operojnë në rajon. 

Lini një Përgjigje