TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 11:14

Ngacmoi 19 vjeçaren në vendin e punës, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë; i dënuar më parë me 4 vite burg për abuzim seksual

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi 19 vjeçaren në vendin e punës, arrestohet

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht një 19 vjeçare në ambientet e punës.

Mësohet se i arrestuari Marash Gjoklaj i dënuar më herët me 4 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, i lirua me kusht nga gjykata.

Ngjarja e ngacmimit seksual ndaj 19-vjeçares ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa kjo e fundit ishte në punë. Gjithashtu po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht", njoftoi policia.

arrestim policia tirane ngacmim seksual

Lini një Përgjigje