TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 18:06

Ngjarja e rëndë në Llogara, dyshohet se viktima u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë në Llogara, dyshohet se viktima u lye me

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person ka humbur jetën, pasi automjeti ku ai ndodhej është shkrumbuar nga flakët.

Mësohet se një nga pistat kryesore ku po përqendrohen hetimet është ajo e vetëvrasjes. Sipas dyshimeve paraprake, viktima dyshohet se fillimisht është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda automjetit.

Gjithashtu, mësohet se viktima dyshohet të jetë banues në qytetin e Beratit, ndërsa identifikimi zyrtar ende nuk është kryer. Autoritetet po presin mbërritjen e familjarëve për të kryer verifikimin e identitetit të tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lini një Përgjigje