TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 16:12

Makina u shkrumbua bashkë me shoferin në ‘Qafën e Llogarasë’, dyshohet për vrasje; policia ‘blindon’ zonën

Shkruar nga Pamfleti

Makina u shkrumbua bashkë me shoferin në ‘Qafën e

Dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është gjetur i djegur plotësisht.

Nga informacionet paraprake dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.

Nga pamjet e publikuara, automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, i cili është ende i paidentifikuar, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka mundur të dalë në kohë nga automjeti.

“Brenda automjetit dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.

Blutë njoftuan se rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vrasje dhe jo për një aksident rrugor.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle.

Lini një Përgjigje