40-vjeçarja mësohet se kishte tre muaj që ishte divorcuar nga 50-vjeçari...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum ditën e sotme, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij duke e mbytur. Gruaja, rreth 40 vjeç, Sose Xhebro, është gjetur sot pa shenja jete në banesën e saj në Orikum nga fëmijët e saj.
Fëmijët i kanë gjetur shenja dhune në zonën e qafës, gjë që lë të dyshohet se ish-bashkëshorti e ka mbytur. 40-vjeçarja mësohet se kishte tre muaj që ishte divorcuar nga 50-vjeçari.
Nga ana tjetër, autori i dyshuar, Llogora Xhebro, ish-burri i 40-vjeçares, i ka dhënë fund jetës me arme zjarri vetëm pak metra larg banesës së ish-gruas.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Orikum/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton Policia.
Lini një Përgjigje