TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 11:59

Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin, vetëvriten dy persona në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin, vetëvriten

Nuk kanë fund ngjarjet e rënda në vendin tonë.

Dy persona janë vetëvrarë në Fier ditën e djeshme, ndërsa viktimat janë identifikuar një burrë 66 vjeç dhe një grua 59-vjeçe.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur në dy fshatra të ndryshëm.

"Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.

Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç.

Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje