TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 12:38

Nuredin Dumani i ‘penduar’ edhe para Zotit, kërkon takim special në burg

Shkruar nga Pamfleti
Nuredin Dumani i ‘penduar’ edhe para Zotit, kërkon takim
Nuredin Dumani

Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë, i cili akuzohet për një seri ngjarjesh kriminale, ka kërkuar një takim special. Kësaj radhe jo më njerëz të familjes së tij, por me një pastor.

Mësohet se bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë e për të cilin Dumani ka pasur kontakte para së të arrestohej.

Është ende e paqartë arsyeja e këtij takimi. Por nëse takimi me këtë pastor nuk realizohet ai ka dhënë edhe një emër tjetër.

Kjo kërkesë e tij do t’i depozitohet Prokurorisë ku do të jetë ky organ që do ta pranojë ose jo kërkesën e të penduarit të drejtësisë.

Nuredin Dumani edhe në seancat gjyqësore të zhvilluara në GJKKO është shfaqur më një vrasë me kryq duke e ekspozuar./ Ora news

nuredin dumani

Lini një Përgjigje