
I penduari i drejtësisë Skerdi Tase vijon dëshminë e tij në GJJKO për procesin e dosjes “Plumbi i artë”.
Tase tregon se nga vrasja e Bujar Çelës ishin tërhequr pasi mjeti që do përdornin ishte identifikuar si i dyshimtë. Sipas tij, Nuredin Dumani përgjonte radiot e policisë dhe kishte mësuar se targa e automjetit ishte e dyshimtë.
“Pastaj vendosëm të merrnim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Çelën, teksa po e ruanim njëherë na u identifikua makina Passat që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policisë që u dha si targë e dyshimtë”, thotë Tase.
Lini një Përgjigje