TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2023, 09:51

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjesohen mbi 3 mijë bimë kanabis; shpallet në kërkim një 65-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjesohen mbi 3 mijë

Faza e pestë e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra” në Shkodër ka përfunduar. Në kërkim është shpallur Age Martinaj.  Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën 3 dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u asgjësuan në total 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit “Alpe të pastra”. Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia administrative Shalë.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë. Falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj, është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje