
Policia e Fierit ka arrestuar një 41-vjeçar, koka e një grupi kriminal. Gjatë një operacioni ndërkombëtar të nisur nga Antimafia e Firences, në Itali policia goditi organizatën kriminale.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Edi Hoxha (alias Edison Hoxha). Hetimet që çuan në goditjen e grupit të koordinuar nga 41-vjeçari nisën disa muaj më parë dhe u shtrinë në të dyja shtetet.
Sipas policisë, kjo organizatë kriminale akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021. Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.
“Gjatë kësaj faze të operacionit “Fingerprint”, shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, lokalizuan në Fier, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H. alias E. H.,, 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier.
Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim. Shtetasi E. H. alias E. H. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër”, njoftoi policia.
Bëhet me dije se Interpol Tirana dhe homologët e tyre në Romë po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 41-vjeçarit, në Itali.
Cdokush qe shan policet eshte komplet i dh*ere ne m*t, se e dine shum mire skemen qe filloi politika qe u mbush mire ketyre qe u rrin si lango pas. Kur Policia i kapte i lironte Poltika dhe Prokuroria, se merrnin zarfat, keshtu ia ulen vleren Policise, pa permendur sielljen skandaloze qe i mbajne me orare e turne te zgjatura, pa paga e shperblim e duhur (zjarr fikesit marrin paga rrine kot ohoho ter vitin, se u dogj 2 muaj e bene aksion veres marrin edhe shperblim... po këta qe vigjilojne gjithe vitin nate dite ???