TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2025, 14:37

Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje hesapesh

Shkruar nga Pamfleti

Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Gjashtë, ku policia ka marrë informacion për një rrëmbim të një personi. Ngjarja është raportuar pak më parë dhe dyshohet se rrëmbimi është motivuar nga larje hesapesh.

Sipas informacionit paraprak, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet F. M., i cili është marrë me forcë nga disa individë të paidentifikuar.

Forcat e shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.

Raportohet se deri tani, janë identifikuar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa autoritetet janë në kërkim të autorëve dhe për të ndihmuar në hetimin e plotë të rastit.

Lini një Përgjigje