TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2024, 12:35

SPAK operacion në Elbasan, arrestohen ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe disa persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

SPAK operacion në Elbasan, arrestohen ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe disa

Mësohet se është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi”, pasi emri i saj doli gjatë hetimeve për operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”.

Një operacion policor blic me disa arrestime u zhvillua gjatë natës të së dielës në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi”, pasi emri i saj doli gjatë hetimeve për operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”, për lidhje me grupet kriminale, operacion gjatë së cilit u lëshuan mbi 30 udhërarreste.

Gjithashtu, në pranga u vu edhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu, i cili dha dorëheqjen disa muaj pasi filloi procesi i Vettingut.

Mësohet se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale.

Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa dhe është ende në zhvillim e sipër.

Lini një Përgjigje