Kronike 1 Tetor 2023, 11:30

Arrestimi i Aldi Mustafës në Durrës, 37-vjeçari i shumëkërkuar miku i 'Rrumit të Shijakut', ishte nisur për të bërë vrasje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Aldi Mustafës në Durrës, 37-vjeçari i

Një natë më parë, policia ka arrestuar Aldi Mustafën, miku i ‘Rrumit të Shijakut’.

Policia thotë se Mustafa ishte nisur për të bërë një atentat dhe momentin e arrestimit ati i është sekuestruar një armë tip' Scorpion' me silenciator.

Po ashtu u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, Klevis Kurdiu.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”.

Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Aldi Mustafa me pasagjer shtetasin K. K., Policia, gjeti një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Aldi Muatafa 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale, brenda dhe jashtë vendit;

Klevis Kurdiu 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga informacionet që kishte siguruar Policia, dyshohet se shtetasi Mustafa kishte planifikuar vrasjen e një shtetasi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”., njofton policia.

aldi mustafa