Kronike 6 Dhjetor 2023, 18:26

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Tiranë-Elbasan, pasagjerët zbresin në mes të rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Tiranë-Elbasan,

Një autobus udhëtarësh i shërbimit ndërqytetas është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Autobusi që përdoret për transportin e udhëtarëve në linjën me Tiranën ka marrë flakë në vendin që njihet si "Rrethrrotullimi i Luleve" në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Fatmirësisht pasagjerët kanë dalë jashtë mjetit në kohë dhe nuk ka asnjë të lënduar. Udhëtarët thanë për mediat se defekti kishte nisur sapo kishin kaluar tunelin në autostradën Tiranë-Elbasan dhe mjeti ka shpërthyer në flakë kur ka hyrë në qytet.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

autobusi flakë