Kronike 6 Dhjetor 2023, 16:56

Sherr mes vëllezërve në Fier, procedohen në gjendje të lirë 2 persona; në kërkim dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes vëllezërve në Fier, procedohen në gjendje të

Një sherr mes vëllezërve ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh’ të Fierit. Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër të tjerë për motive të dobëta.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 2 shtetasit e përfshirë në konflikt dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët.

Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje" dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen "Sheq i Madh", kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje" dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P”, njofton policia.

sherr fier