TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 14:15

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykata e Vlorës lë në burg shoferin

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykata e Vlorës lë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 32-vjeçarin Haiti Bajramaj, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj. Mësohet se ky i fundit sapo kishte lënë punën rreth orës 12 të natës të datës 28 tetor dhe po kthehej në shtëpi me motor.

Bëhet me dije se në sallën e gjyqit, Barjamaj ka kërkuar falje dhe gjithashtu pranë ambienteve të gjykatës ka pasur prezencë të familjarëve të të ndjerit.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Haiti Bajramaj po drejtonte automjetin e tij luksoz tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë kur ka përplasur të riun. Leandro Shametaj fatkeqësisht ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Lini një Përgjigje