TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 11:15

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, del para gjykatës autori

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, del para
32-vjeçari Haiti Bajramaj

32-vjeçari Haiti Bajramaj i cili aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj dy ditë më parë pritet të dalë sot përpara trupit gjykues.

Seanca për vlerësimin dhe njohjen e masës së sigurisë do të zhvillohet sot rreth orës 13:00.

Sipas informacioneve, prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtuesin e mjetit tip Porsche, i cili sipas hetimeve të Policisë po udhëtonte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit fatal. Ai u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

17-vjeçari i cili mbeti viktimë dhe u përplas për vdekje teksa kthehej nga puna, nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra pas aksidentit në bulevardin “Ismail Qemali”. 

 

Lini një Përgjigje