
Gjykata e Shkallës së Parë në Berat vendosi sot, 30 tetor, masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin Kastriot Oxhaj (emri tjetër Kristo Mema), i akuzuar për “vrasje me dashje”.
Ngjarja ndodhi më 28 tetor, në prani të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës.
Sipas tij, 42-vjeçari Keli Hoxha, banues në Tiranë, por me origjinë nga Tropoja, e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallën e gjyqit, autori u shpreh i penduar dhe kërkoi falje familjarëve të viktimës për krimin e kryer.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, ku shtetasi K. M. (alias K. H.), 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, dyshohet se ka goditur me mjet prerës 42-vjeçarin Keli Hoxha, banues në Tiranë. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Mbi 63- vjeçarin është ngritur akuza e vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i kodit Penal dhe neni 228 vijues i Kodit te Procedurës Penale.
Lini një Përgjigje