TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2025, 15:35

Dhunon dhe tenton të rrëmbejë 40-vjeçarin, arrestohet i ‘forti’ me 2 mbiemra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhunon dhe tenton të rrëmbejë 40-vjeçarin, arrestohet i

Dhunoi dhe tentoi rrëmbimin e një të riu, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bëri të ditur arrestimin e shtetasit Luel Rabija (Pjetri), i cili dyshohet se ka dhunuar dhe tentoi të rrëmbejë një të ri.

Nga pamjet filmike duket qartë se dy persona debatojnë mes tyre, më pas 34-vjeçari i arrestuar ka marrë me forcë në automjet një shtetas 40 vjeçar ku e ka dhunuar.

Sapo u mor informacioni për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar.


Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa automjeti i përdorur u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

 

Njoftimi nga Policia:

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti.

Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje