Kronike12 Maj 2023, 21:01

Përplasja e kryebashkiakut të Maliqit me Edmond Spahon, reagon policia: Janë marrë në pyetje në komisariat

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e kryebashkiakut të Maliqit me Edmond Spahon, reagon

Policia ka reaguar sa i takon rastit të publikuar në media, ku gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga kryetari i bashkisë Maliq, njëkohësisht edhe kandidat i PS-së, Gëzim Topçiu me një grup fermerësh në fshatin Vreshtas, Maliq, pretendohet se është ushtruar presion ndaj deputetit të PD-së, Edmond Spaho.

Në njoftimin e saj policia tha se pas incidentit si Spaho ashtu edhe kryebashkiaku Maliqi janë shoqëruar në komisarit ku dhe janë marrë në pyetje lidhur me rastin dhe më pas janë lënë të lirë.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kërkua të paraqiteshin në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, kryetari i bashkisë Maliq dhe deputeti i PD-së E. S., të cilët janë pyetur dhe intervistuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas intervistimit të kryer, të dy shtetasit janë lënë të lirë.

Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe janë administruar pamjet filmike të regjistruara gjatë këtij aktiviteti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për vlerësim”, njofton policia.

Kujtojmë se deputeti i PD-së, Edmond Spaho u përplas me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun gjatë takimit të tij me fermerët e zonës së Vreshtanit.

Spaho pretendoi se Topçiu po shfrytëzonte postin për fushatë dhe nisi të filmojë takimin. Menjëherë reagoi kryebashkiaku dhe banorët e pranishëm, që shtynë demokratin dhe i rrëzuan celularin.

spaho maliqi policia