TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 10:51

Pësoi arrrest kardiak në timon, humb jetën 60-vjeçari në Fier; makina përfundon në kanal

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi arrrest kardiak në timon, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Kallm të Vogël të Fierit.

Një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin, dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. 

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit Baftjar Buzi, 60 vjeç ka humbur jetën dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak. 60-vjeçari është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i pajetë në automjet. 

"Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël. 

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje