TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2025, 10:12

Pjesë e grupit të trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari Ritvan Keqi

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të trafikut të armëve

Policia e Lezhës ka arrestuar në Laç 41-vjeçarin, Ritvan Keqi, i shpallur më parë për trafikim armësh.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Ritvan Keqi ishte pjesë e grupit që trafikonte pistoleta nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

"Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi do të kryhen nga DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje