
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës lidhur me dhunën ndaj djalit të ish-deputetit, Mhill Fufi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes, në një nga zonat rezidenciale në periferi të Tiranës.
“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë.
Lini një Përgjigje