TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2025, 11:25

Drogë me postë nga SHBA, sekuestrohet kanabis me përqindje të lartë TCH; arrestohet 28-vjeçari fierak

Shkruar nga Pamfleti

Drogë me postë nga SHBA, sekuestrohet kanabis me përqindje

Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë nga SHBA është goditur nga policia shqiptare, ndërsa në pranga është vënë një 28-vjeçar nga Fieri.

Policia njoftoi se sasia e kanabit të sekuestruar është 135 gram, ndërsa ajo është dërguar me postë. 28-vjeçari u arrestua në momentin që u paraqit në degën postare për të tërhequr pakon.

“U kap në flagrancë  në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, vihet në pranga 28-vjeçari.  

Sekuestrohen rreth 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë.  

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.   

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje