Kronike23 Shtator 2023, 10:39

Plagosi efektivin e 'Shqiponjave', del para gjykatës Klered Bozhanaj

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi efektivin e 'Shqiponjave', del para gjykatës Klered

Ka dalë sot para gjykatës së Tiranës Klered Bozhanaj, 42 vjeçari i cili plagosi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi më 20 shtator 2023.

Dy efektivët i ishin vënë në ndjekje pasi në momentin kur ishin afruar ishte larguar.

Ndërkohë pak minuta pas momentit kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagosi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave” në një pallat në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë.

Në video shihet efektivi i plagosur teksa tërhiqet i tronditur, ndërkohë që edhe efektivi tjetër duket teksa largohet me shpejtësi, për të hyrë në një lokal dhe kërkuar ndihmë.

Deklarimet e tij kanë shtuar edhe më tej dyshimet se 42-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Grupi i hetimit ka kërkuar ekspertizë të plotë mjekoligjore e cila do të saktësojë nëse i akuzuari vuan nga mendore.

 

gjykate klered bozhanaj shqiponja plagosje