Kronike26 Prill 2023, 14:53

Plagosi në kokë 30-vjeçarin pas një sherri, arrestohet i riu në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi në kokë 30-vjeçarin pas një sherri, arrestohet i

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi qëlloi me një përforcues grushti në kokë një 30-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq, gjatë kontrollit të banesës, 21-vjeçarit iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit”, thuhet në njoftimin e policisë.

pogradec sherr plagosje