Kronike26 Prill 2023, 10:35

E dënuar me dy vite burg për drogë, arrestohet në Kavajë Marsida Qatja

Shkruar nga Pamfleti

E dënuar me dy vite burg për drogë, arrestohet në

Marsida Qatja ka rënë në prangat e policisë në Kavajë pasi ishte dënuar me dy vite burg.

Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçarja kishte përshtatur shtëpinë e saj për përdorim droge, ku për shkak të konsumimit ka humbur jetën një person.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses 2 operacione policore, të koduara “Repeat” dhe “Plazhi”.

– Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

Në vitin 2019, Qatja kishte përshtatur banesën e saj për përdorim droge, një ambient në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxholli nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni më në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 33-vjeçaren.

Në telefonin e të dyve, Prokuroria ka gjetur mesazhe ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë. Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

marsida qatja kavaje vrasje