Policia ka arrestuar pas më shumë se tre muajsh 32-vjeçarin Franci Canaj, i cili plagosi me armë zjarri taksistin Gerald Hoxha në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi më 9 mars të këtij viti, ku Franci Canaj qëlloi në këmbë taksistin Gerald Hoxha pas sherrit se i kishte zënë vendin e parkimit.
Ndërkohë, autori i ngjarjes rezultonte me precedentë të mëparshëm penal. Në vitin 2016, Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e F. C., 32 vjeç, për veprat penale “plagosja e rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, G. H., 29 vjeç”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
Po kështu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë edhe A. Rr., 32 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën në automjet, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje