
Policia ka arrestuar 1 prej bashkëpunëtorëve, i akuzuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Juglen Abazi mbrëmjen e djeshme në Fresk.
Ai është shpallur në kërkim, ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve të tij është vënë në pranga. Një tjetër bashkëpunëtor, po ashtu është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari Jurglen Abazi.
Sipas policisë, 26-vjeçari i shpallur në kërkim Klejvis Caka (Lusha), banues në Tiranë, është i dyshuar si autor i plagosjes. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Në kërkim është shpallur edhe 26-vjeçari Andi Gurra, banues në Tiranë, gjithashtu për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Shtetasit Xhonatan Qerimi dhe Andi Gurra ndihmuan autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Në vijim të veprimeve proceduriale:
-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;
-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje